Ibnul-Kajjim (Allahu e mëshiroftë) ka thënë:
“…çdo sure e Kur'anit përmban dy kategoritë e Teuhidit dhe janë argument për të dhe thirrje e hapur drejt tij. Me të vërtetë Kur'ani ose njofton rreth Allahut, Emrave të Tij, Cilësive të Tij, Veprave të Tij, Fjalëve të Tij; ky është Teuhidi i diturisë dhe i njoftimit.
Ose:
Ai është një ftesë e hapur për ta adhuruar Atë të vetëm pa i bërë shok në adhurim dhe të braktiset çdo gjë tjetër që adhurohet në vend të Tij; ky është Teuhidi i qëllimeve dhe veprave.
Ose:
Ai është urdhërim dhe ndalim për të realizuar Bindjen ndaj Tij, Urdhërat e Tij dhe Ndalesat e Tij dhe këto janë të drejtat e Teuhidit, obligimet dhe ato që e plotësojnë atë.
Ose:
Ai është njoftim rreth nderit që kanë Njerëzit e Teuhidit, atë çfarë u kanë punuar atyre në këtë jetë dhe nderi që do t’u jepet në jetën tjetër për shkak të tij; ky është shpërblimi i Teuhidit.
Ose:
Ai është njoftim rreth Njerëzve të Shirkut, atë çfarë do të pësojnë në këtë jetë dhe dënimi që presin ata (në jetën tjetër); ky është shpërblimi për ata që i kthejnë shpinën parimeve të Teuhidit.
Kështu që i tërë Kur'ani përmban Teuhid, të drejtat e tij, shpërblimin që ka ai; dhe poashtu përmban çështjen e Shirkut, njerëzit e tij dhe dënimin që do të marrin ata.”
Friday, November 5, 2010
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
0sifdrmgy
ReplyDeleteMy blog; no credit check loans on line